Ukraina thotë se Rusia po e sulmon Avdijivkën “nga të gjitha drejtimet”

Evropë

Ukraina thotë se Rusia po e sulmon Avdijivkën “nga të gjitha drejtimet”

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 10:54
Avdijivka, rajoni i Donjeckut. Fotografi nga arkivi.

Një valë e tretë e forcave ruse po e sulmon qytezën lindore ukrainase Avdijivkan dhe po bombardon sistematikisht qendrën e tij industriale, tha udhëheqësi i saj, të premten.

Qyteti gati i rrethuar pranë bastionit rajonal të Donjeckut, të kontrolluar nga Rusia, është përballur me një sulm të ashpër për më shumë se një muaj.

"Filloi vala e tretë (e sulmeve). Ata po sulmojnë nga të gjitha drejtimet, nga krahët e jugut dhe veriut, siç bënë më parë. Ata po sulmojnë zonën industriale", tha kreu i qytezës, Vitaly Barabash.

Avdijivka ka qenë në vijën e frontit që nga viti 2014 dhe është pjesë e rajonit të Donjeckut, të cilin Kremlini ka pretenduar se e ka aneksuar së bashku me tre rajone të tjera.

"Ata po sulmojnë nga të gjitha anët. Makineritë shkuan në zonën industriale, sepse sipërfaqja e asfaltit i lejon ta bëjnë këtë", tha Barabash për mediat shtetërore.

Ai tha se forcat ruse po synonin Avdijivkën me bomba ajrore të drejtuara dhe municione që rezultuan në 30 deri në 40 sulme "masive" çdo ditë.

Barabash tha se 1.350 banorë kishin mbetur në qytezën që para luftës kishte një popullsi prej rreth 30.000 njerëzish, dhe se 102 njerëz ishin evakuuar gjatë javës së fundit.

Nën zjarrin e luftimeve që nga viti 2014, qyteza është shkatërruar kryesisht nga granatimet, por është bërë një simbol i rezistencës ukrainase.

Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat