​Italia po bën gjithçka që mundet për Ukrainën, thotë Meloni

Evropë

​Italia po bën gjithçka që mundet për Ukrainën, thotë Meloni

Më: 22 mars 2024 Në ora: 19:11
​Italia po bën gjithçka që mundet për Ukrainën, thotë Meloni

Italia po bën gjithçka që mundet për të mbështetur Ukrainën në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus në vitin 2022, tha të premten kryeministrja Giorgia Meloni.

"Për Ukrainën ne po bëjmë gjithçka mundemi dhe Këshilli (Evropian) po jep përgjigje," u tha Meloni gazetarëve pas Samitit Evropian në Bruksel.

“Edhe Italia po bën gjithçka mundet dhe ne jemi shumë të bindur për atë që po bëjmë për të ndërtuar paqen dhe për të mbrojtur respektin për rregullat.

Nuk është e lehtë për askënd, por ne po bëjmë më të mirën”, shtoi Meloni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat