Ministrat mblidhen për konferencën për rivendosjen e drejtësisë në Ukrainë

Evropë

Ministrat mblidhen për konferencën për rivendosjen e drejtësisë në Ukrainë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:31
Ministri i Mbrojtjes, Dimitri Kuleba; Foto: Platforma X

Ministrat e Jashtëm dhe të Drejtësisë nga një mori vendesh po marrin pjesë sot në një konferencë për rivendosjen e drejtësisë në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është ndër ata që kryesojnë konferencën në Hagë të Holandës.

Në listën e folësve është edhe kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila ka lëshuar një urdhër arresti për Vladimir Putin.

“Holanda beson se është me rëndësi jetike që e vërteta dhe drejtësia të arrihet si për Ukrainën ashtu edhe për të gjitha viktimat e agresionit rus”, tha qeveria holandeze në një deklaratë.

Gjatë konferencës, një regjistër me bazë në Hagë të dëmeve të shkaktuara nga sulmi rus në Ukrainë do të hapë një proces që lejon njerëzit të paraqesin pretendime për dëmshpërblime, humbje ose dëmtime.

Priten midis 300,000 dhe 600,000 kërkesa, shkruan Skynews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat