Vatikani: 200 mijë njerëz janë mbledhur për funeralin e Papa Françeskut

Evropë

Vatikani: 200 mijë njerëz janë mbledhur për funeralin e Papa Françeskut

Më: 26 prill 2025 Në ora: 10:55
Vatikani

Autoritetet e Vatikanit thonë se rreth 200,000 njerëz janë mbledhur për funeralin e Papa Françeskut, shkruan CNN.

Papa Françesku zgjodhi të ndiqte një “rrugë të vetëdhënies deri në ditën e fundit të jetës së tij tokësore”, tha Kardinali Re në predikimin në funeralin e papës së ndjerë.

“Imazhi i fundit që kemi për të, i cili do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë, është ai i të dielës së kaluar, të dielën e Pashkëve, kur Papa Françesku, megjithë problemet e tij të rënda shëndetësore, donte të na bekonte nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit”, tha Re.

Në paraqitjen e tij të fundit një ditë para vdekjes së tij, Françesku dha bekimin tradicional të Pashkëve nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit përpara turmave të gëzuara.

Rreth 50,000 njerëz erdhën në funeralin e Papa Benediktit XVI në vitin 2023, ndërsa rreth 300,000 morën pjesë në atë të Papa Gjon Palit II në 2005.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat