Finlanda tërhiqet nga ’Marrëveshja e Otavës’ për minat tokësore

Evropë

Finlanda tërhiqet nga ’Marrëveshja e Otavës’ për minat tokësore

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 13:51
Finlandë

Finlanda tërhiqet nga Traktati i Otavës që ndalon minat kundër personelit. Parlamenti miratoi tërheqjen të enjten me 157 vota pro dhe 18 kundër.

Qeveria njoftoi në prill se do të fillonte përgatitjet për t'u tërhequr nga ’Marrëveshja e Otavës’. Shkak kanë qenë kryesisht veprimet e Rusisë, raporton Helsingin Sanomat.

Ministri i Mbrojtjes së Finlandës, Antti Häkkänen, theksoi se minat kundër personelit janë një "armë mbrojtëse".

"Ne shohim se si Rusia minon, fortifikon dhe përdor këmbësorinë masivisht në sulmet e saj. Minat janë veçanërisht të përshtatshme për të mbrojtur terrenin e gjerë dhe të thyer të Finlandës", tha ai.

Parlamenti i Finlandës miratoi anëtarësimin në Konventën e Otavës në fund të vitit 2011, dhe anëtarësimi hyri në fuqi në vitin 2012.

Anëtarësimi i Finlandës në marrëveshje u parapri nga një proces i gjatë, pasi Marrëveshja e Otavës u nënshkrua në vitin 1997, dhe shumica e vendeve të tjera të BE-së tashmë i ishin bashkuar marrëveshjes në atë kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat