“Armiku po sulmon, qëndroni në vende të sigurta”, orë tmerri në Kiev, shpërthime të fuqishme në orët e para të mëngjesit

Evropë

“Armiku po sulmon, qëndroni në vende të sigurta”, orë tmerri në Kiev, shpërthime të fuqishme në orët e para të mëngjesit

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 07:51
Kiev

Të paktën pesë shpërthime u dëgjuan në orët e para të së shtunës në Kiev, ku autoritetet ngritën alarmin për një sulm me raketa ruse, sipas gazetarëve të AFP në vendngjarje.

Sirenat e sulmit ajror filluan të binin disa minuta pas shpërthimit të parë.

“Armiku po sulmon kryeqytetin me raketa.

Qëndroni në vende të sigurta!” shkroi në Telegram Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat