Ky është momenti dramatik kur policia e tërheq zvarrë terroristen e ISIS

Evropë

Ky është momenti dramatik kur policia e tërheq zvarrë terroristen e ISIS

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 17:39
Pamje nga video

Policia franceze e ka tërhequr zvarrë një grua e cila besohet se është terroriste e grupit të ashtuquajtur Shtet Islamik (ISIS) gjatë momentit të arrestimit të saj jashtë katedrales “Notre Dame”.

Një video amatore e siguruar nga transmetuesi francez “BFMTV” shfaq atë duke u tërhequr zvarrë nga makina e saj në rroba civile.

Ajo bashkë me dy gra tjera janë arrestuar dje në Boussy-Saint-Antonie, një qytet ky në juglindje të Parisit.

Ato janë arrestuar nënë dyshimin për sulme terroriste.

Policia beson se ato po planifikonin sulm në stacion të trenit në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat