Arrestohet në Mal të Zi ish-shefi i shërbimit të kundërspiunazhit

Evropë

Arrestohet në Mal të Zi ish-shefi i shërbimit të kundërspiunazhit

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 16:21
Ilustrim

Arrestohet në pikëkalimin kufitar midis Malit të Zi e Serbisë, koloneli Radovan Aleksiq, ish-shefi i shërbimit të kundërspiunazhit të Ushtrisë së Jugosllavisë.

I njëjti person dyshohet se kishte bërë përpjekje ta vrasë inspektorin policor Predrag Shukoviq, ish-shefin e Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar të Drejtorisë së Policisë të Malit të Zi, dy muaj më parë në Podgoricë, shkruajnë mediat malazeze.

Më 11 korrik ndaj Predrag Shukoviqit në qendër të Podgoricës u zbrazën disa plumba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat