Në Zvicër nisin hetime për spiunimin e komunitetit turk

Evropë

Në Zvicër nisin hetime për spiunimin e komunitetit turk

Më: 24 mars 2017 Në ora: 17:57
ilustrim

Zvicra ka nisur hetimet për spiunimin e mundshëm të “shërbimit informativ politik” ndaj pjesëtarëve të komunitetit turk në këtë vend, njoftuan të premten hetues federalë.

“Zyra e prokurorit publik ka dyshime konkrete se me siguri është bërë spiunim politik mbi bashkësinë turke në Zvicër nga ana e një shërbimi informativ politik”, ka bërë të ditur zyra, transmetojnë mediat e huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat