Gjermani: Për lajme të rrejshme gjoba deri në 50 milionë euro

Evropë

Gjermani: Për lajme të rrejshme gjoba deri në 50 milionë euro

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 12:31
Ilustrim

Parlamenti gjerman miratoi sot ligjin i cili parasheh dënime në vlerë deri në 50 milionë euro për fjalime të urrejtjes dhe lajme të rreme në rrjetet shoqërore.

AP transmeton se dënimi do t’iu shqiptohet të gjitha ueb faqeve, të cilat nuk largojnë përmbajtjet me fjalime të urrejtjes ose ku janë publikuar lajme të rreme.

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas deklaroi se rrjetet shoqërore nuk kanë arritur të parandalojnë faqet e tyre që të bartin mënyrën “ndezëse” të pikëpamjes së gjërave dhe transmetimin e informacioneve të rreme.

Ekspertët për të drejtat e njeriut dhe kompanitë e internetit thonë se miratimi i këtij ligji mund të ndikojë negativisht në lirinë e shprehjes në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat