Pamje të rënda: 13 të vdekur nga sulmi terrorist në Barcelonë, publikohen fotografitë e të dyshuarit (+18)

Evropë

Pamje të rënda: 13 të vdekur nga sulmi terrorist në Barcelonë, publikohen fotografitë e të dyshuarit (+18)

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 18:45
Driss Oukabir si njeri i dyshuar nga policia për kryerjen e një sulmi terrorist që vrau të paktën 13 persona në Las Ramblas të Barcelonës.

(E plotësuar) - Ministri i brendshëm i Spanjës, Joaquim Forn, ka deklaruar se në sulmin terrorist në Barcelonë kanë vdekur të paktën 13 persona dhe më shumë se 50 të tjerë janë të lënduar.

Dëshmi nga vendngjarja tregojnë se një furgon u drejtua përmes turmës së këmbësorëve, në sheshin ikonë “Las Ramblas”, në momentin që ata kalonin nga njëri trotuar në tjetrin.

Policia konfimoi përplasjen “masive”, por dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

***

Policia spanjolle ka identifikuar Driss Oukabir si njeri i dyshuar nga policia për kryerjen e një sulmi terrorist që vrau të paktën 13 persona në Las Ramblas të Barcelonës.

Sipas burimeve të policisë, disa njerëz janë plagosur në “aksidentin masiv”, me njoftimin e mediave lokale se shoferi u largua nga makina në këmbë pas përplasjes.

Siç shkruajnë mediat e huaja, mendohet se Oukabiri është me prejardhje marokene-franceze dhe jeton në Marsejë.

Policia u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg zonës përreth Plaça de Catalunya, sheshi qendror i qytetit ku ndodhet stacioni kryesor i trenit.

Imazhet e para nga vendi i ngjarjes kanë treguar shërbime emergjente në rrugë me njerëz që ikin nga vendi i ngjarjes.

Image
Driss Oukabir

13 të vdekur nga sulmi në Barcelonë, trupa njerëzish nëpër rrugë (+18)

Pasditen e sotme një furgon goditi njerëzit në Barcelonë. Numri i të vdekurve ka arritur në 13 persona ndërsa dhjetëra të tjerë janë  lënduar.

Policia spanjolle ka deklaruar se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Zona e La Ramblas është evakuuar. Terroristët po mbajnë një numër pengjesh në një restorant turk.

Një furgon është përplasur në mesin e këmbësorëve në Las Ramblas në qendër të Barcelonës.

Policia ka konfirmuar se ka persona të vdekur, derisa sulmin është duke e trajtuar si terrorist.

“Një furgon është përplasur në Las Ramblas në Barcelonë”, ka thënë policia përmes një deklarate.

Mediumi shtetëror spanjoll ka thënë se një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë lënduar.

Shërbimet e emergjencës kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg zonës, "Placa Catalunya", dhe kanë kërkuar mbylljen e stacioneve të trenave dhe të metrosë, në pjesën ku ka ndodhur incidenti.

Gazeta El Pais, ka thënë se drejtuesi i furgonit është larguar në këmbë, pasi ka lënduar një numër të njerëzve.

Policia është duke e kërkuar autorin e incidentit.

Ndërkohë gazeta spanjolle El Periodico ka raportuar se dy persona të armatosur janë fshehur brenda një lokali në qendër të Barcelonës, si dhe janë raportuar të shtëna.

Ende nuk është bërë e ditur nëse incidentet janë të lidhura.

Detajet e plota të incidentit ende nuk janë bërë të ditura, mirëpo që nga korriku i vitit 2016, furgonat dhe mjete të tilla përdoren për sulme në qendra të ndryshme të Evropës, duke përfshirë, Nicën, Berlinin, Londrën dhe Stokholmin.

Deri më tash nga këto sulme me furgona kanë vdekur më shumë se 100 persona.

Pamje të tmerrshme: Të lënduarit të shtrirë për tokë, pas sulmit me furgon në Barcelonë (+18)

Janë publikuar pamje të tmerrshme që tregojnë gjendjen në vendin e ngjarjes, pas incidentit në Barcelonë, kur një furgon është përplasur për një turmë njerëzish.

Siç shkruajnë mediat e huaja, policia lokale ka thënë se një furgon ka shkuar drejt një turme njerëzve në zonën Las Ramblas të qytetit të Barcelonës.

Pamjet e tmerrshme tregojnë disa të lënduar të rrethuar edhe nga automjetet e shërbimit të emergjencës.

Ata, përveç të afërmve të tyre shihen duke marrë trajtim nga punonjësit e shërbimit të emergjencës.

Banorëve u është kërkuar që të qëndrojnë larg nga Placa Catalunya e qytetit dhe policia ka urdhëruar mbylljen e trenave dhe stacioneve të metrosë aty pranë.

Shoferi raportohet të jetë ende i lirë dhe mediat lokale raportojnë se dy persona të armatosur hynë në një restorant shumë shpejt pas përplasjes.

Kryeministri, Mariano Rajoy, ka thënë se është në kontakt me të gjithë autoritetet përkatëse pas rrëzimit dhe përparësia është që të kujdeset për të plagosurit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat