Norvegjia do ta dyfishojë ndihmën për vendet nga Ballkani Perëndimor

Evropë

Norvegjia do ta dyfishojë ndihmën për vendet nga Ballkani Perëndimor

Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:35
Ine Eriksen Sorejde

Ministrja norvegjeze e Punëve të Jashtme, Ine Eriksen Sorejde paralajmëroi se Osllo së shpejti do ta dyfishojë ndihmën për vendet nag Ballkani Perëndimor. Norvegjia vitin e kaluar për vendet nga rajoni ndau 175 milionë kruna norvegjeze (rreth 18 milionë euro), ndërsa këtë vit ndihma do të paraqesë 319 milionë kruna (përafërsisht 33 milionë euro).

Mjetet do të dedikohen për rritjen e ndihmës për promovim të stabilitetit, demokracisë dhe zhvillimit në rajonet fqinje. Ndihma është e kapshme për Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.

"Vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të zbatojnë reforma të mëdha në mënyrë që të mund të garantojnë demokraci, përforcim të sundimit të së drejtës, hapje të vendeve të reja të punës dhe arritje të  përparimit ekonomik dhe shoqëror. Ato për momentin bëjnë pjesë në vendet më të varfëra në Evropë, ndërsa në disa, shkalla e papunësisë tek të rinjtë paraqet deri 60 për qind. Me rëndësi vitale është që këto vende të arrijnë sukses në përpjekjet e veta në mënyrë që sërish të mund të kontribuojnë për zhvillim, bashkëpunim dhe siguri në Evropë. Kjo do të jetë në interes të Norvegjisë dhe të Evropës në tërësi", theksoi shefja e diplomacisë norvegjeze.

Ajo shtoi se ndihma norvegjeze dedikohet për përmirësimin e bashkëpunimit dhe pajtimin në rajon, rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës, sundimin e së drejtës kundër korrupsionit, mbrojtes së pakicave dhe përforcimin e shoqërisë qytetare. Prioritetet dallohen prej vendit në vend dhe në varshmëri të nevojave dhe prioriteteve të tyre.

Ndihma nga Norvegjia është e harmonizuar me pjesëmarrje të vendeve të tjera donatore dhe Bashkimit Evropian. Një pjesë e mjeteve do t'u ndahet programeve të cilat do të financohen nga donatorë të tjerë, mes të cilëve edhe BE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat