Duma ruse konsideron sanksione hakmarrëse kundër SHBA-së - Bota Sot
Duma ruse konsideron sanksione hakmarrëse kundër SHBA-së

Evropë

Duma ruse konsideron sanksione hakmarrëse kundër SHBA-së

Më: 16 prill 2018 Në ora: 18:24
Dhoma e Ulët e parlamentit rus, foto nga arkivi.

Dhoma e Ulët e parlamentit të Rusisë ka planifikuar leximin e parë të një projektligji lidhur me masat hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara më 15 maj.

Ligjëvënësit janë takuar më 16 prill rreth planeve për të goditur Uashingtonin, e cila 10 ditë më parë ka urdhëruar ngrirjen e aseteve dhe kufizime financiare për manjatët, zyrtarët e sigurisë, politikanët dhe kompanitë që shihen si të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sekretari i Thesarit amerikan, Steven Mnuchin ka thënë se sanksionet janë përgjigje për “aktivitetet e dëmshme të Rusisë në botë”.

Projekligji rus, i prezantuar më 13 prill për të luftuar “hapat armiqësorë të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve tjera”, do të autorizonte qeverinë e Putinit për të ndaluar apo kufizuar importin e mallrave dhe shërbimeve amerikane.

Zëvendës-kryesuesi i Dumës, Aleksandr Zhukov, ka thënë më 16 prill se një grup i ligjvënësve dhe ekspertëve do të diskutojnë projektligjin më 3 maj.

Rusia ka kritikuar ashpër sanksionet e reja amerikane.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i ka cilësuar të njëjtat si “asgjë më shumë se grabitje të pronës ndërkombëtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test