Macron: Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë - Bota Sot
Macron: Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë

Evropë

Macron: Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 14:16
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se duhet të ketë një ofertë të besueshme për Ballkanin Perëndimor, pasi sipas tij ekziston rreziku i rritjes së ndikimit të fuqivetë huaja në vendet e rajonit.

“Para nesh ka një rrezik gjeopolitik nëse Ballkani Perëndimor lëviz drejt Turqisë ose drejt Rusisë. Ky është rrezik”, tha Macron.

Ai foli para Parlamentit Evropian, ku theksoi nevojën e një pragmatizmi nga ana evropiane kur është në pyetje Ballkani Perëndimor.

Ai tha se mbron një qasje të dyfishtë: përafrimi i rajonit kah Evropa, por edhe reformimi i brendshëm i tij përpara anëtarësimit.

“Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë por nuk dua që Evropa të ketë probleme të funksionojë me 28 anëtarët e saj, ndërsa nga nesër do të jenë 27. Ndoshta në disa vite të ardhshme do të vazhdojë me 30, 32 anëtare nën të njëjtat rregulla”, tha Macron.

Ky ka qenë adresimi i tij i parë në Parlamentin Evropian prej se ka marrë detyrën e presidentit të Francës.

Franca është në mesin e atyre vendeve të BE-së, që nuk duan të lidhen me afate kohore sa i përket zgjerimit të bllokut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test