Sfidë burrave, ndryshojnë emrat e rrugëve në Holandë - Bota Sot
Sfidë burrave, ndryshojnë emrat e rrugëve në Holandë

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Sfidë burrave, ndryshojnë emrat e rrugëve në Holandë

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 21:17
Holandë

Disa rrugë në Holandë po riemërohen jozyrtarisht nga aktivistët, në nderim të grave të respektuara, pasi një studim tregoi se 88 për qind e rrugëve në qytetet e mëdha mbajnë emra meshkujsh.

Tabela që mbajnë emrat e femrave luftëtare, matematicieneve, shkrimtareve apo muzikanteve, po vendosen nëpër rrugë nga grupi feminist “De Bovengrondse”, që do të thotë “tokësore” (apo mbi tokë).

Lëvizja është frymëzuar nga një sondazh i faqes informative të internetit “De Correspondent”, që zbuloi se vetëm 12 për qind e rrugëve në Amsterdam, Utrecht dhe Groningen mbanin emërtesa femrash. Shpesh këto ishin emra perëndeshash, apo të grave të meshkujve të famshëm.

Në një faqe interneti dedikuar kësaj fushate, grupi thotë se “emrat e rrugëve janë një pasqyrë se cilët vendos të nderojë shoqëria jonë”, ndaj dhe kjo është arsyeja “përse ne mendojmë se ka ardhur koha për t’i ndryshuar këto raporte”.

“Si do të ndiheshit sikur më shumë njerëz të shkonin në shtëpitë e tyre, në një rrugë që mban emrin e një femre të fuqishme?”, pyesin aktivistet.

Emrat e parë të 12 grave të nderuara nga ky grup, gjatë një sesioni riemërtimi rrugësh në Amsterdam, përfshijnë Ada Lovelace, matematicienen britanike që projektoi algoritmin e parë; Marie Anne Tellegen, një luftëtare e rezistencës holandeze; apo Beyoncé, e përshkruar nga grupi si “një nga ikonat më të famshme të ditëve tona”, e cila e ka bërë “feminizmin dhe pozicionin e afro-amerikanëve një subjekt të veçantë të punës së saj”.

“Rokin”, një prej rrugëve kryesore të kryeqytetit Amsterdam, ka pasur gjithashtu një tabelë që mbante emrin “Bulevardi Beyoncé”.

Nisma ka kaluar tashmë në Rotterdam, Groningen, Utrecht dhe qytete të tjera, me synimin për të riemëruar mijëra rrugë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test