Ministri norvegjez jep dorëheqjen, arsyeja është për t’u marrë shembull

Evropë

Ministri norvegjez jep dorëheqjen, arsyeja është për t’u marrë shembull

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 23:41
Ministri i Transporteve të Norvegjisë, Ketil Solvik-Olsen

Ministri i Transporteve të Norvegjisë, Ketil Solvik-Olsen, ka deklaruar dorëheqjen nga posti aktual për të lënë gruan e tij të vazhdojë karrierën e saj në fushën e mjekësisë.

Ministri i Transporteve të Norvegjisë ka deklaruar dorëheqjen nga posti aktual.

Në një njoftim për mediat, ai u shpreh se shkaku i dorëheqjes është sepse do t’i kushtojë më shumë kohë familjes dhe se do të lejojë gruan e tij të vazhdojë karrierën në fushën e mjekësisë.

Ishte e mrekullueshme të isha ministër i Norvegjisë dhe mund të vazhdoja të isha gjatë gjithë jetës sime por ka ardhur kohë që ime shoqe të vazhdojë karrierën e saj. Kjo është një marrëveshje që kemi bërë kohë më parë.

Gruaja e ish-ministrit ka fituar një kontratë një-vjeçare për të punuar në spitalin e fëmijëve në SHBA.

Ky vendim i Ketil Solvik-Olsen ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale ku shumica e komentuesve e kanë pritur pozitivisht, duke e quajtur këtë një veprim i cili respekton barazinë gjinore.

Ketil Solvik-Olsen ka shërbyer në këtë post që prej vitit 2013, kohë kur partia e tij ka ardhur në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat