Shtohet presioni ndaj Merkelit pas rezultatit zgjedhor në Hese

Evropë

Shtohet presioni ndaj Merkelit pas rezultatit zgjedhor në Hese

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 10:18
Merkel është kancelare e Gjermanisë për 13 vjet tashmë.

Partnerët e kancelares gjermane, Angela Merkel u kanë dhënë konservatorëve të saj afat deri në vitin e ardhshëm për të arritur më shumë rezultate politike, duke kërcënuar në të kundërtën me dhënie fund të aleancës nëse nuk ka ndonjë përparim, meqë ky bllok ka shënuar rezultate të dobëta në zgjedhjet rajonale të së dielës.

Partia Kristian-Demokrate (CDU) e Merkelit ka arritur të jetë e para në zgjedhjet e mbajtura në shtetin Hese, mirëpo me vetëm 27.2 përqind të votave, ka raportuar transmetuesi ZDF, bazuar në rezultatet preliminare.

Ky rezultat ka shënuar rënie të madhe në krahasim me zgjedhjet e mbajtura më 2013, kur kjo parti kishte fituar 38.3 për qind të votave.

Social-Demokratët e qendrës së djathtë (SPD) kanë fituar edhe më pak vota, përkatësisht 19.6 për qind, duke shënuar kështu rezultatin më të keq në këtë shtet nga viti 1946.

Partia e të Gjelbërve po ashtu ka fituar 19.6 për qind të votave.

Udhëheqësja e SPD-së, Andrea Nahles ka thënë se do të përdorë një udhërrëfyes me të cilin do të masë përparimin e koalicionit qeverisës, në një rishikim afatmesëm vitin e ardhshëm.

Mesazhi i saj ka qenë i qartë: SPD-ja duhet të jetë në gjendje të ofrojë rezultate te prekshme për mbështetësit e saj dhe nëse ndodhë e kundërta, liderët do ta largojnë këtë parti nga koalicioni me Merkelin.

Kryeministri aktual i CDU-së në Hese dhe aleati i Merkelit, Volker Bouffier ka thënë se partia e tij ka arritur të fitojë udhheqësinë e shteti, mirëpo ka shtuar se “Ne jemi duke vuajtur për shkak të humbjeve”.

“Mesazhi për partitë që po udhëheqin në Berlin është: Njerëzit duan më pak konflikte dhe më shumë focus në çështjet e rëndësishme”, ka thënë ai.

Rezultati i dobët në Hese, pasi partia e saj simotër në Bavari, CSU është përballur me rezultatin më të keq nga viti 1950 dy javë më parë, ka nisur debatin se kush mund të pasaadhës i Merkelit dhe kur.

Merkel është kancelare e Gjermanisë për 13 vjet tashmë.

Rezultati i saj i dobët në shtëpi mund të kufizojë kapacitetin e kancelares gjermane në Bashkimin Evropian, në kohën kur blloku evropian është duke u përballur me Brexitin, krizën buxhetore në Itali dhe parashikimeve se partitë populiste janë duke u rritur pak para mbajtjes së zgjedhjeve në Parlamentin Evropian në muajin maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat