May: Java e ardhshme do të jetë kritike për Britaninë - Bota Sot
May: Java e ardhshme do të jetë kritike për Britaninë

Evropë

May: Java e ardhshme do të jetë kritike për Britaninë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 13:44
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May, u ka thënë kritikëve se largimi i saj nga pushteti nuk do të lehtësonte marrëveshjen e Brexit-it.

May, që është përballur me mundësinë e votës së mosbesimit nga disa ligjvënës pas publikimit të planit për largim nga Bashkimi Evropian, tha se java e ardhshme do të jetë kritike.

May mund të përballet me votë besimi nëse së paku 48 ligjvënës konservatorë – 15% të partisë parlamentare – e kërkojnë atë me letra zyrtare.

Marrëveshja në mes të Bashkimit Evropian dhe Britanisë është pritur me shumë kritika dhe pritet të nënshkruhet në një samit gjatë javës së ardhshme.

Ka dyshime nëse ajo do të mbështetet nga të gjitha palët, si nga opozita ashtu edhe nga Partia e Bashkimit Demokratik të Irlandës Veriore.

Disa ministra të kabinetit janë dorëhequr dhe disa të tjerë ende besohet që do të ndryshojnë qëndrimin.

May tha për Sky news se “politika është biznes i rëndë dhe unë jam pjesë ë saj qe një kohë të gjatë”, duke shtuar se shtatë ditët e ardhshme do të jenë kritike për Britaninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...