Theresa May: Brexit-i s’do të jetë i lehtë nëse unë përjashtohem

Evropë

Theresa May: Brexit-i s’do të jetë i lehtë nëse unë përjashtohem

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:24
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se largimi i saj nga pushteti nuk do të lehtësonte marrëveshjen e Brexit-it.

May po përballet me mundësinë për votë mosbesimi nga disa deputetë që prej kur ajo shpërfaqi planin për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Ka pasur kritika të gjera për draftin e marrëveshjes së tërheqjes së arritur mes Britanisë së Madhe dhe BE-së, e cila do të nënshkruhet në një samit të posaçëm javën e ardhshme.

Ka ende dyshime se a mund të marrë miratimin e opozitës, duke përfshirë edhe Partinë e Bashkimit Demokratik të Irlandës Veriore.

Disa ministra të kabinetit të May kanë dhënë dorëheqje e disa të tjerë ende besohet që do të ndryshojnë qëndrimin e tyre.

Marrëveshja e tërheqjes së Britanisë nga BE-ja, prej 585 faqesh e cila u botua së bashku me një dokument shumë më të shkurtër që përcaktonte se si mund të dukeshin marrëdhëniet në të ardhmen e Britanisë së Madhe dhe BE-së, ka shkaktuar edhe dorëheqje nga qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat