Hamilton: Kjo garë do të na japë sinjale pozitive për të ardhmen

Formula 1

Hamilton: Kjo garë do të na japë sinjale pozitive për të ardhmen

Më: 18 mars 2022 Në ora: 12:11
Hamilton: Kjo garë do të na japë sinjale pozitive për të ardhmen

Pasdite në pistën e “Sakhir”, nisin provat e lira të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Bahrein në Formula 1, e cila është gara e parë sezonale.

Vëmendja është përqendruar te “Mercedes”-i dhe britaniku Luis Hamilton, që synon të hakmerret këtë vit për titullin që humbi në xhiron e fundit të garës së fundit. Makina gjermane nuk ka shkëlqyer në testet dimërore.

“Nis një sezon i ri, kam një shok të ri skuadre, do të pilotojmë një makinë të re dhe gjithçka mund të jetë me të papritura. Shpresoj që kjo garë të na japë sinjale pozitive për të ardhmen, pasi për të gjitha skuadrat sezoni nis me shumë dyshime.

Tashmë ka ardhur ora e së vërtetës, për të parë nëse testet thanë fjalën e duhur apo ka ende për të përmirësuar. Ne jemi të përqendruar tek objektivat tona dhe shpresoj që të arrijmë të jemi kompetitivë që në start”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat