Kimi Antonelli pranë historisë, mund të bëhet kampioni më i ri në Formula 1

Formula 1

Kimi Antonelli pranë historisë, mund të bëhet kampioni më i ri në Formula 1

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 13:29
Italiani Kimi Antonelli

Italiani Kimi Antonelli është shumë pranë fitimit të titullit të kampionit në Formula 1.

20-vjeçari i Mercedesit kryeson renditjen me 365 pikë, përpara bashkëngasësit të tij George Russell dhe pilotit të Ferrarit, Lewis Hamilton.

Antonelli mund ta sigurojë titullin në Çmimin e Madh të Meksikës, nëse përfundon garën të paktën në pozitën e nëntë.

Nëse ia del, ai do të bëhet kampioni më i ri në historinë e Formula 1, duke thyer rekordin e Sebastian Vettel, i cili e fitoi titullin e parë në moshën 23-vjeçare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat