Alonso rikthehet në Rally Dakar

Formula 1

Alonso rikthehet në Rally Dakar

Nga: B.S Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 17:18
Rally Dakar: Alonso do të marrë sërish pjesë në garën legjendare

Ish-ylli i Formula 1, Fernando Alonso, do të rikthehet në garat jashtë asfaltit. Kampioni i botës në Formula 1 në vitet 2005 dhe 2006, tashmë 45-vjeçar, do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Rally Dakar, i cili zhvillohet në janar.

Për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme, edicioni i ardhshëm nuk do të mbahet në Arabinë Saudite, por në Portugali dhe Marok, nga 9 deri më 23 janar.

Alonso do të garojë me një Aston Martin Dreadnought. Spanjolli ka përvojë edhe në gara të tjera të njohura automobilistike. Ai ka marrë pjesë në garën 24 Orët e Le Mansit, të cilën e ka fituar dy herë, si dhe në Indy 500 dhe 24 Orët e Daytonës.

Në paraqitjen e tij të parë në Rally Dakar, në vitin 2020, Alonso, me bashkëkombësin e tij Marc Coma në rolin e bashkëpilotit, arriti ta përfundonte garën në vendin e 13-të në renditjen e përgjithshme, duke garuar me një veturë Toyota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat