Bernie Ecclestone kritikon Hamiltonin

Formula 1

Bernie Ecclestone kritikon Hamiltonin

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 14:02
Bernie Ecclestone e Lewis Hamilton

Në moshën 96-vjeçare, Bernie Ecclestone nuk e ka humbur aspak “vesin” e të thënit drejtpërdrejt të asaj që mendon.

Gjatë një interviste për “Sky Sport Deutschland” dhe “RTL”, ish-drejtuesi i lartë i Formula 1 ka analizuar pa filtra edicionin aktual. Mes të tjerash ai ka sulmuar Lewis Hamilton, por edhe Ferrari-n për tensionin mes dy pilotëve.

Për raportin e vështirë mes Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, Eçlestone ka folur me fjalë të ashpra, sidomos për 7 herë kampionin e botës: “Hamilton sapo hipën në makinë për të nisur garën, qan dhe ankohet për diçka ende pa shkuar te kthesa e parë. Tani ka shkuar në moshën, ku duhet të mendojë për tërheqjen nga garimi në Formula 1.

Charles Leclerc është një njeri i Ferrari-t. Hamilton shkoi pas tij te kjo skuderi dhe tentoi të ndryshojë mënyrën e punës aty brenda.

Por që ta bëjë vetëm është thjesht shumë vonë për të. Ferrari ka nevojë për një pilot që të jetë qartësisht i pari.

Është shumë më mirë që të kesh një numër 1 të vërtetë dhe një pilot numër 2 mjaft kompetitiv. Ky i fundit duhet ta dijë qartësisht rolin e tij dhe të jetë një siguri për skuadrën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat