Esteban Ocon nuk do të garojë më për Haas

Formula 1

Esteban Ocon nuk do të garojë më për Haas

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 14:08
Francezi Esteban Ocon

Braziliani Rafael Camara do të debutojë këtë fundjavë në Çmimin e Madh të shtëpisë në Sao Paulo.

Piloti 21-vjeçar është përzgjedhur nga skuadra Haas për të zënë vendin e dytë në ekip, pasi francezi Esteban Ocon ishte larguar nga lista e pilotëve për Çmimin e Madh të Meksikës, të zhvilluar fundjavën e kaluar.

Në garën në Mexico City, vendin e tij e zuri piloti rezervë japonez Ryo Hirakawa.

Ndërkohë, që në mesin e muajit tetor ishte konfirmuar se Rafael Camara do të zëvendësonte Oconin edhe për sezonin e ardhshëm.

Drejtori i ekipit Haas, Ayao Komatsu, deklaroi:

“E kemi informuar Esteban Ocon se gjatë këtij sezoni nuk do të garojë më si pilot i rregullt i skuadrës.

Ne vazhdojmë të jemi plotësisht të bindur se ky vendim është në interesin më të mirë të ekipit dhe të zhvillimit të tij në të ardhmen.“

Kështu, aventura e Esteban Ocon me Haas përfundon para mbylljes së sezonit, ndërsa Rafael Camara do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në Formula 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat