Hamilton kërkon më shumë mundësi për të rinjtë në Formula 1

Formula 1

Hamilton kërkon më shumë mundësi për të rinjtë në Formula 1

Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 15:49
Lewis Hamilton

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, ka bërë thirrje që ky sport dhe ekipet pjesëmarrëse të krijojnë më shumë mundësi punësimi dhe zhvillimi profesional për të rinjtë.

Thirrja e pilotit britanik vjen pas publikimit të një raporti nga fondacioni i tij “Mission 44”, i cili rekomandon investimin e së paku 50 milionë funteve gjatë pesë vjetëve të ardhshëm për të ndihmuar të rinjtë nga grupet e nënpërfaqësuara të hyjnë në botën e automobilizmit.

“Formula 1 po frymëzon miliona të rinj në mbarë botën. Por frymëzimi nuk do të thotë asgjë pa mundësi. Nuk mund t'u themi të rinjve të ëndërrojnë shumë dhe pastaj të mos ua hapim dyert kur përpiqen t'i bëjnë realitet ato ëndrra”, ka deklaruar Hamilton.

Ai ka kërkuar më shumë investime, mundësi konkrete dhe përgjegjësi nga Formula 1, FIA dhe ekipet pjesëmarrëse.

Ndërkohë, Formula 1 ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 mbi 500 mijë të rinj në 71 shtete kanë përfituar nga programet edukative, ndërsa janë ofruar më shumë se 1 mijë mundësi për zhvillimin e talenteve.

Po ashtu, janë ndarë 2.4 milionë funte për bursa në inxhinieri gjatë një periudhe trevjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat