Juventus në tjetër nivel, nuk ndalet as nga Roma

Futboll

Juventus në tjetër nivel, nuk ndalet as nga Roma

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 22:29
Juventus

Juventus po e vazhdon rrugën e sigurt drejt titullit të kampionit në Serie A.

“Zonja e vjetër” vazhdon të jetë pa humbje edhe pas xhiros së 17-të në futbollin italian.

Këtë javë, viktima e Juventus ishte skuadra e Romës, e cila u mund me rezultatin minimal 1:0.

Përkundër dominimit të madh të Juventus, ata arritën që të shënojnë vetëm një gol.

Ishte Mario Mandzukic i cili në minutën e 33’ realizoi golin e parë dhe të vetëm të këtij takimi, gol ky që i siguroi fitoren e radhës skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Juve tashmë numëron 49 pikë në pozitën e parë, 8 më shumë se Napoli.

Roma në anën tjetër mbetet në pozitën e 10-të të tabelës, me vetëm 24 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat