Kjo fotografi e Pique ka tërbuar Barcelona-n

Futboll

Kjo fotografi e Pique ka tërbuar Barcelona-n

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 16:44
Gerard Pique

Gerard Pique rikthehet në skenë. Mbrojtësi i Barcelona-s ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, diçka që ka shkaktuar një tërmet tek klubi katalanas, të cilët nuk kanë ngurruar t’i tërheqin vëmendjen.

Pique, i cili aktualisht ndodhet me pushime në Finlandë bashkë me familjen, ka postuar një foto në Instagram, ku shihet duke pozuar me një motor bore.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë në “Camp Nou”. Lojtarët e skuadrës, në fakt, e kanë plotësisht të ndaluar në kontratë që të merren me sporte të rrezikshme në kohën e tyre të lirë.

Motori i dëborës, njësoj si skitë, janë nga sportet më të rrezikshme. Një rregull që Pique e ka shkelur dhe që mund të ketë një dënim serioz.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat