Me ndihmen e VAR-it dhe të Ronaldos, Juventus shijon fitoren e radhes

Futboll

Me ndihmen e VAR-it dhe të Ronaldos, Juventus shijon fitoren e radhes

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 14:41
Ronaldo

Juventus ka mundur 2-1 Sampdoria-n në shtëpi dhe e ka mbyllur 2018-ën me fitore. Bardhezinjtë, si asnjë skuadër në historinë e kampionatit italian, që nga koha që Seria A luhet me 20 skuadra, e kanë mbyllur fazën e parë me 53 pikë.

Protagonisti i takimit të luajtur në "Allianz Stadium" ka qenë Cristiano Ronaldo, i cili ka realizuar dy golat e vendasve (2', 65' pen.), që e kanë mbyllur vitin kalendarik me 100 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet. 

Gjithashtu, Ronaldo është bërë edhe portugezi me më shumë gola të  shënuar në kampionatin italian pas Rui Barros, ish-lojtar i bardhezinjve në fundin e viteve 80-të.

Ka patur lavdi edhe për Fabio Quagliarella-n. Sulmuesi italian ka barazuar përkohësisht takimin me penalltinë e realizuar në minutën e 33-të dhe është bërë lojtari i dytë në historinë e Serisë A, pas Trezeguet në 2005-ën me Juventus-in, që shënon gol në nëntë ndeshje radhazi. 

Në fundin e takimit miqtë kanë barazuar me një gol të mrekullueshëm të Saponara-s, por që është anuluar nga VAR për p ozicion jashtë loje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat