Shaqiri me Liverpoolin e demoluan Arsenalin

Futboll

Shaqiri me Liverpoolin e demoluan Arsenalin

Nga: K. G. - D. Rr. Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 17:52
Foto nga ndeshja

(E plotësuar) - Liverpooli shkëlqeu me lojë e rezultat 5:1 kundër Arsenalit, në kuadër të javës së 20-të në Premier League në futboll. Liverpooli prinë me 54 pikë në renditje ose me 17 fitore e 3 barazime, pa humbje.

Ishin Arsenal që realizuan golin e parë të takimit, me anë të Maitland Niles, në minutën e 11’, por që ishte gjithçka që “gunners” treguan.

Liverpool u rikthye brenda pesë minutave për të realizuar dy herë me anë të Roberto Firminos (14’ 16’) dhe për të përmbysur gjithçka.

Në minutën e 32’, pas asistimit të Mohamed Salah, ishte Sadio Mane i cili dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3:1.

Për të vulosur rezultatin e pjesës së parë u përkujdes egjiptiani Salah, i cili penalltinë e fituar vet, e konkretizoi në gol.

Në pjesën e dytë ishte edhe njëherë Firmino i cili u përkujdes për ta kompletuar het trikun personal dhe për të vulosur rezultatin e takimit.

Braziliani realizoi nga pika e bardhë, kur po luhej minuta e 65’.

Liverpool kështu grumbullojnë 54 pikë, 9 më shumë se Tottenham që pozicionohet në vendin e dytë dhe 10 më shumë se Man City, të cilët nesër përballen me Southampton. 

***

Arsenali vazhdimisht në sulm për të gjetur golin që ta zbus sadopak turpërimin nga rezultati i thellë, mirëpo pa sukses. Mbrojtja e Liverpool po tregohet stabile.

Het-trik i Firminos, shënon nga penalltia për 5:1 në minutën e 65-të.  Liverpooli po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp.

59’ Liverpooli shumë afër fitores së madhe, skuadër që nuk di për humbje për 20 javë rresht, 17 fitore e 3 barazime.

Liverpooli është në krye të tabelës me 54 pikë, ka 9 më shumë se Tottenham në pozitën e dytë. Shaqirika dhënë një asistim perfekt, në minutën e 48-t por Mane u tregua i pasaktë përballë portierit.  Prapë Shaqiri asistoi te Salah, por ky i fundit nuk shndërroi në gol. Në fillim të pjesës së dytë, Shkodran Mustafi u zëvendësua nga Koscielny.

Duhet theksuar se në 45 minutat e para braziliani Roberto Firmino u tregua i jashtëzakonshëm, sidomos në golin e dytë kur kaloi 2-3 lojtarët rival dhe shënoi.

Në minutën e 45+2, Mohamed Salah nga penalltia e thellon rezultatin në 4:1 për Liverpoolin. Në minutën e 33-të, Granit Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë, në anën tjetër Shaqiri po tregohet shumë i mirë dhe një organizator perfekt.

Image

Firmino (14' e 16'), Mane (32') shënuan për Liverpoolin dhe Maitland- Niles (11') për Arsenalin. Është betejë e ashpër mes shqiptarëve, Xherdan Shaqirit të Liverpoolit dhe Granti Xhakës e Shkodran Mustafit te Arsenalit.   

Liverpooli po tregon lojë të madhe së bashku me Xherdan Shaqirin dhe po udhëheqin me 3:1 ndaj Arsenalit.

Image

Liverpool dhe Arsenal do të përballen sot me fillim nga ora 18:30 në kryendeshjen e javës në ishull.

Dueli është i vlefshëm për xhiron e 19-të të Premier Ligës angleze.

Para pak çastesh kanë dalë edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, me të cilat do të zbresin në fushë e prej nga ku do të mundohen të japin më të mirën e tyre.

Padyshim se vëmendjen tek ne do ta kenë dy futbollistët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ku shpresojmë për paraqitjen sa më të mirë të tyre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat