Ferizaj po dorëzohet para kohe!

Futboll

 Ferizaj po dorëzohet para kohe!

Më: 3 janar 2019 Në ora: 14:42
 Ferizaj po dorëzohet para kohe!

Në faqen e klubit të futbollit Ferizaj konfirmohet dorëzimi para kohe!

“Skuadra jonë është 'dorëzuar' para kohe, për të rënë nga liga! Jemi të habitur dhe të zhgënjyer që klubi jonë nuk po merr mbështetje nga askush, edhe pse kemi disa nga kompanitë më të mëdha në Kosovë.

Sipas orarit të ndeshjeve skuadra jonë mund të mbetët në Superligë pa asnjë problem, por problemi është që klubi nuk po merr mbështetje nga askush.

Problemet brenda klubit nuk kanë të ndalur, tani futbollistët aktual kanë paralajmëruar largimin nga klubi, nëse nuk kryhen pagat nga kryesia”, thuhet në profilin zyrtar të KF Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat