Mata i qetë me situatën e kontratës së tij në “Old Trafford”

Futboll

Mata i qetë me situatën e kontratës së tij në “Old Trafford”

Më: 10 janar 2019 Në ora: 22:40
Juan Mata

Juan Mata është i qetë me kontratën e tij në Manchester United, dhe është i pasigurt nëse do të kthehet në Spanjë në të ardhmen.

Kontrata e spanjollit në “Old Trafford” skadon në verën që vjen, dhe atij ende nuk iu është ofruar kontratë e re nga klubi.

“Nuk e di nëse do të kthehem në Spanjë në të ardhmen e afërt”, ka thënë Mata.

“Jam i qetë me situatën. Jam në një klub fantastik, që është njëri ndër klubet më të mëdha në botë”.

30-vjeçari në këtë stinor ka pesë gola dhe dy asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat