Emery merr lajme të mira para ndeshjes me West Ham

Futboll

Emery merr lajme të mira para ndeshjes me West Ham

Më: 11 janar 2019 Në ora: 10:28
Skuadra e Unai Emery ka luajtur një sezon mjaft të mirë deri në këtë pikë

Arsenal ndeshjen e radhës në Premierligë e luan kundër skuadrës së West Ham.

Skuadra e Unai Emery ka luajtur një sezon mjaft të mirë deri në këtë pikë, edhe pse në ndeshjet e fundit nuk tregoi rezultatet më të mira.

Por, para ndeshjes me West Ham, trajneri i “gunners” ka disa lajme të mira për tifozët.

Në stërvitje me skuadrën janë kthyer gjashtë lojtarë, prej të cilëve disa janë pjesë kyçe e skuadrës.

Hector Bellerin, Konstantinos Mavropanos, Laurent Koscielny, Mesut Ozil, Nacho Monreal e Shkodran Mustafi janë stërvitur 100% me skuadrën.

Të lënduar dhe në pamundësi për t’i ndihmuar skuadrës janë Mkhitaryan dhe Welbeck.

Ndeshjen me West Ham, Arsenal do ta luaj ditën e shtunë, në “London Stadium”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat