Sala: I kërkova fanellën Ronaldos kur mbaroi takimi

Futboll

Sala: I kërkova fanellën Ronaldos kur mbaroi takimi

Më: 11 janar 2019 Në ora: 17:25
Sala: I kërkova fanellën Ronaldos kur mbaroi takimi

Mbrojtësi i skuadrës së Sampdorisë, Jacopo Sala, ka treguar një episod që ka pasur pas ndeshjes mes ekipit të tij dhe Juventusit, luajtur në ditët e fundit të dhjetorit, sfidë që mbylli fazën e parë në Serie A. Lojtari pati detyrën e vështirë për të mbuluar përgjatë 90 minutave sulmuesin bardhezi Cristiano Ronaldo. “Gjatë ndeshjes nuk foli fare, ishte gjithnjë i përqendruar në fushë dhe kjo karakteristikë e tij më befasoi. Realizoi dy herë në portën tonë, por dëshpërimin më të madh me të e pata pas ndeshjes. I kërkova fanellën kur mbaroi takimi, por nuk e mora dot, pasi ia kishte premtuar një lojtari tjetër. Ky ishte ‘goli’ i tretë që më bëri”, tha Sala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat