Juventusi punon në fshehtësi - Bota Sot
Juventusi punon në fshehtësi

Futboll

Juventusi punon në fshehtësi

Më: 12 janar 2019 Në ora: 19:11
Juventusi punon në fshehtësi

Juventusi punon në fshehtësi të plotë për Luka Modricin dhe po provon gjithçka për ta afruar në Torino fituesin në fuqi të “Topit të Artë” verën e ardhshme. Një sulm “blitz” i bardhezinjve që ka surprizuar Interin dhe Marottan, që pikërisht në javët e fundit kishin provuar të kuptonin mundësitë reale për të transferuar në Serinë A mesfushorin kroat, të cilin zikaltrit tentuan ta rrëmbenin në verë.

Mirëpo në atë kohë nuk ishin pjekur kushtet për largimin e tij nga Reali, duke nxitur edhe irritimin e presidentit Florentino Perez, ndonëse propozimi për 10 milionë euro neto në sezon kishte gjetur mirëkuptimin e futbollistit.

Tani ka zbritur në fushë për 33-vjeçarin edhe Juventusi, që kërkon ta ribashkojë me Cristiano Ronaldon. Marrëdhëniet e mira mira mes bardhezinjve dhe madrilenëve, si në rastin e marrëveshjes për CR7, mund të jenë çelësi për të tjetër shtrëngim duarsh mes palëve.

Tratativa për të transferuar Modricin në Torino bazohet në një ofertë të kënaqshme për mesfushorin, që përtej moshës, vazhdon të luajë në nivele të larta.

Kroatit i skadon kontrata me Realin në vitin 2020, por nuk ka sinjale për rinovimin e saj. Një arsye e fortë që mund ta bindë “Topin e Artë” të zgjedhë Juven dhe jo Iterin ka të bëjë me ambiciet që kanë të dyja skuadrat në Champions League. Në këtë rast, bardhezinjtë janë në avantazh të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...