Toure zgjodhi jo më pak se gjashtë sulmues në top-formacionin e tij

Futboll

Toure zgjodhi jo më pak se gjashtë sulmues në top-formacionin e tij

Më: 15 janar 2019 Në ora: 12:20
Toure zgjodhi jo më pak se gjashtë sulmues në top-formacionin e tij

Yaya Toure zgjodhi jo më pak se gjashtë sulmues në top-formacionin e tij. Duke u fokusuar te lojtarët, me të cilët ka luajtur te Manchester City, Barcelona dhe Bregu i Fildishtë, Toure mendoi fare pak për mbrojtjen. Lionel Messi, pa dyshim, ka një rol kryesor në këtë 11-she, pas një partneriteti të avancuar sulmues, që përbëhet nga Didier Drogba dhe Samuel Eto'o.

Thierry Henry luan në krahun e majtë, pozicion në të cilin e filloi karrierën e tij si i ri te Monaco dhe Juventus, përpara se ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ta spostonte në qendër të sulmit. 

Sergio Aguero, gjithashtu, merr një vend më pak të zakonshëm në këtë formacion, krahas Mesit, me angazhime në sulm dhe mesfushë. Nuk mungon as shoku i tij te Manchester City, Leroy Sane, për krahun e djathtë.

Andres Iniesta ka rolin e padiskutueshëm të “regjizorit” në mesfushë, ndërsa duket se kaosi mbretëron para tij, te një linjë me tre mbrojtës: Vincent Kompany, Carlos Puyol dhe Rafael Marquez. Në portë ka vendosur “gardianin” e Brazilit dhe Manchester City, Ederson, pas një mbrojtjeje, që ka të ngjarë të kërkojë një mbulim serioz.

Toure luajti përkrah Marquez dhe Puyol gjatë eksperiencës së mbushur me trofe te Barça, nën drejtimin e Pep Guardiolës. Me Messin dhe Henry, që ushqeheshin me topa nga ai, si mesfushor i thellë, dhe nga mjeshtri spanjoll, Iniesta, Barcelona fitoi Ligën e Kampionëve dhe tituj të La Liga-s. 

Toure është një shenjë e cilësisë së kësaj skuadre, gjatë magjisë më të suksesshme të klubit nga “Camp Nou”. Duke folur të hënën në “Sky Sports”, si mysafir i studios së Jamie Carragher, ai tha: "Do të doja të shihja ty si trajner të këtij formacioni”.

Në mbrojtje të formacionit të tij, Toure shtoi: "Do të dëshiroja ta mbaja kundërshtarin sa më larg portës sime. Dhe kam zgjedhur djem, që janë të fokusuar dhe e kontrollojnë lojën. Tani, futbolli është për ekipin. Ndonjëherë, kur shihni një ekip që luan kundër një kundërshtari, ju vëreni hendekun midis linjave".

 

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, i cili ndau të njëjtën dhomë zhveshjeje me Rafael Márquez, gjatë kohës së tij në Barcelonë, e konsideronte meksikanin dhjetë herë më të mirë se Gerard Piqué: "Rafa Marquez ishte një nga mbrojtësit më të vështirë për t’u kaluar, por njerëzit nuk e mbajnë mend atë, sepse nuk ka luajtur në Angli. Në qoftë se doni ta rikujtoni, mjafton të shkoni në Youtube. Të dy janë të ngjashëm, por Pique është pak më i gjatë. Marquez është dhjetë herë më i mirë, më besoni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat