Portieri i Real Madridit transferohet te Leeds United

Futboll

Portieri i Real Madridit transferohet te Leeds United

Më: 17 janar 2019 Në ora: 14:16
Kiko Casilla

Skuadra angleze synon që këtë vit të ngjitet në Premier Ligë.

Real Madridi ka zyrtarizuar largimin e parë nga skuadra në afatin kalimtar të janarit.

Kiko Casilla është lojtari më i ri i Leeds United.

Portieri, i cili u ble nga Espanyoli verën e vitit 2015 për 6 milionë euro, nuk arriti të bëhej thuajse asnjëherë protagonist me fanellën e “Los Blancos”.

Ardhja këtë sezon e Thibaut Courtois, e shndërroi në portier të tretë dhe largimi ishte i pashmangshëm.

Tashmë, 32-vjeçari do të vijojë karrierën e tij në Championship me ekipin e Leeds, që drejtohet nga Marcelo Bielsa.

Detajet e transferimit ende nuk janë publikuar, por largimi i portierit është zyrtarizuar edhe nga klubi i Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat