Aliu nënshkruan kontratë dyvjeçare me Llapin - Bota Sot
Aliu nënshkruan kontratë dyvjeçare me Llapin

Futboll

Aliu nënshkruan kontratë dyvjeçare me Llapin

Më: 17 janar 2019 Në ora: 18:55
Aliu nënshkruan kontratë dyvjeçare me Llapin

Futbollisti Lorik Aliu ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe zyrtarisht është pjesë e Llapit. “Aliu është pjesë e klubit nga fillimi i edicionit por pasi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi ka vendosur të nënshkruaj kontratë me klubin. Aliu është mesfushor defensivë dhe qendror. Aliu më parë ishte pjesë e Prishtinës dhe Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17 e U19. Ai ishte bërë pjesë e gjigandit gjerman, Borussia Dortmund ku kishte bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij por lëndimi ia kishte pa mundësuar qëndrimin atje. Loriku pasi ka kaluar plotësisht lëndimin është i gatshëm t'i ndihmoj klubit në rrugën drejt titullit kampion”, bëhet e ditur nga FC Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...