De Luarentiis: Kjo është idiotësia më e madhe e futbollit - Bota Sot
De Luarentiis: Kjo është idiotësia më e madhe e futbollit

Futboll

De Luarentiis: Kjo është idiotësia më e madhe e futbollit

Më: 23 janar 2019 Në ora: 06:20
Aurelio De Laurentiis

Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napoli-t, ka folur për tema të ndryshme në një intervistë të dhënë për New York Times. Nga sistemi i rënies dhe ngjitjes nga kategoria te hipoteza për të blerë një klub amerikan.

Presidenti i Napoli-t e ka nisur me një kritikë ndaj sistemit të rënies dhe ngjitjes nga kategoria dhe shpërblimet që marrin skuadrat: "Vendi i parë merr 100 milionë euro, i dyti 50 milionë e kështu me radhë, por i fundit paguan një gjobë". Kjo është ideja e De Laurentiis, i cili është shpjeguar më mirë në vazhdim, duke thënë se: 

"Klube si Frosinone nuk tërheqin as tifozët dhe as mediat. Ngjiten në Serinë A, nuk luftojnë dhe kthehen mbrapa. Nëse nuk mund të luftojnë, nëse dalin të fundit, do të duhet të paguajnë një gjobë. Nuk duhet të marrin para për dështimin e tyre. Ngjitja dhe rënia nga kategoria janë idiotësia më e madhe e futbollit. Veçanërisht pasi edhe UEFA ka kërkuar t'i detyrojë klubet që të respektojnë rregullat e fair play-it finanaciar". 

"Klubet duhet të strukturohen në mënyrë gjeografike, që të mund të vetëfinancohen. Nëse nuk mund të mbijetojnë financiarisht, nëse nuk mund të vetëfinancohen, duhet të përjashtohen", ka shtuar De Laurentiis.  

Në lidhje me blerjen e një skuadre jashtë Italisë: "Kam kaluar muaj duke analizuar propozimet e Baltimorës, Detroitit dhe Las Vegasit, por jam dekurajuar nga kostoja që ka një ekip: mbi 150 milionë dollarë, plus shpenzimet për një stadium të ri".  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...