Zhduket futbollisti, ish e dashura e tij me akuza të rënda

Futboll

Zhduket futbollisti, ish e dashura e tij me akuza të rënda

Më: 23 janar 2019 Në ora: 10:46
Sala e Berenice Schkair

Ndërsa të gjithë sytë e botës sportive janë drejtuar drejt zhdukjes së avionit në kanalin e La Mansit, ku ndodhej futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, që sapo kishte firmosur me Cardiffin. Ish e dashura e tij hap një tjetër pistë duke akuzuar mafian e futbollistëve për vrasjen e tij. 

Berenice Schkair, e cila ishte me argjentinasin për disa muaj, ka postuar në profilin e saj në “Twitter” dhe në “Instagram”, duke shprehur indinjimin për zhdukjen e çuditshme të avionit. Konkretisht ajo ka shkruar një akuzë të rëndë për vrasjen me qëllim të ish të dashurit të saj:

“Investigoni mafian e futbollistëve sepse nuk besoj në këtë aksident,”-ka shkruar modelja në postimin e saj. 

Më pas ajo ka shkruar: “Dua që kur të zgjohem e gjithë kjo të jetë një gënjeshtër. Ju lutem investigoni, sepse nuk besoj që ky ishte një aksident apo u shkaktua nga moti i keq.” 

Mesazhi është përsëritur disa herë, si një formë për të theksuar idenë e saj. Ndërsa e ka fshirë atë mbrëmjen e së martës, por tashmë mesazhi ishte bërë viral.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat