Hysni Gjinovci tregon një detaj të vitit 1990 të padëgjuar për babain e Valon Behramit

Futboll

Hysni Gjinovci tregon një detaj të vitit 1990 të padëgjuar për babain e Valon Behramit

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2019 Në ora: 14:00
Valon e Ragip Behrami

Ish futbollisti i Drenicës nga Skenderaj, i Prishtinës dhe i Dritës nga Gjilani, një kohë pjesë e kombëtares së Kosovës, që kontribuoi shumë jo vetëm për futbollin, por edhe për atdheun, Hysni Gjinovci, tregon një detaj të padëgjuar deri me tash për babain e Valon Behramit, Ragipin. “Ragipi ka luajtur mbrojtës i majtë dhe me numër 3. Vërtet ka qenë i ashpër”, tha Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Drenica ka pasur një ekip shumë të mirë.

Image

Hysni Gjinovci

Ky ekip ka hy nga liga e qarkut që u thirrke në ish Jugosllavi në Ligën e Parë të Kosovës,  pa asnjë humbje vetëm me dy barazime. Që nuk e ka mbërri asnjë ekip tjetër në atë kohë, dy liga me i kaluar pa humbje. Për fat nuk mundem me luajt asnjë lojë në ligën e parë sepse ekipet kosovare u shkëputen nga federata e ish Jugosllavisë”, tregon Gjinovci.  Ish futbollisti befason për karakterin që ka pasur Ragipi. “Ka qenë shumë i mirë, i ashpër dhe  shumë nervoz.

Image

Gjinovci me top në fanellën e Prishtinës

Por falë tij dhe Bashkim Idrizit unë kam mbërri shumë”, tregon Gjinovci. “Mu si 16 - vjeçar në atë kohë me ka ndihmuar shumë Bashkimi edhe Ragipi”, tha Gjinovci.

Image

KF Drenica 1990/91: Në këmbë, trajner Hashim Ajeti, Burim Dreshaj, Bashkim Idrizi, Ragip Behrami (babai i Valon Behramit), Xhafer Dobra, Xhavit Tahiri, Fadil Behrami e ndihmëstrajner Hajdin Ajeti. Ulur: Hysni Gjinovci, Burhan Hamiti, Skënder Jashari, Halim Veliu, Hazir Nuredini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat