Pep Guardiola nuk ka qenë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në disfatën 2-1 ndaj Newcastle.
Me këtë humbje, City rrezikon të shkojë -7 nga Liverpool, nëse të Kuqtë fitojnë të mërkurën ndaj Leicester.
Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë. E nisëm me gol, por gjatë 90 minutat nuk kishim ritmin e duhur për t’i imponuar kundërshtarin lojën tonë.
“Ndodhi përsëri e njëjta gjë, me goditjen e parë ata shënojnë gol. Ne kishim mundësi të mira, por ndeshja ishte e hapur dhe ata shënuan golin e fitores. Urime Newcastle.
“Lufta për titull është vështirësuar shumë pas kësaj ndeshjeje. Çdo gjë është e hapur akoma, por do ta kemi tepër të vështirë.
“E dinim që duhet të fitonim këtu, por këto janë gjëra të ndodhin në futboll. Sot nuk ishte dita jonë.”