Kjo është paga e futbollistit të Kosovës në Kukës

Futboll

Kjo është paga e futbollistit të Kosovës në Kukës

Më: 31 janar 2019 Në ora: 13:12
Valdet Rama

Mesfushori nga Kosova Valdet Rama ka firmosur kontratën me skuadrën e Kategorisë Superiore të Shqipërisë, Kukësin. “Panorama Sport” mëson se ai ka firmosur një kontratë 6 mujore me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Mësohet se do të përfitojë 9 mijë euro në muaj, pa përfshirë këtu bonuset për gola dhe objektivat e klubit.

Ky është  afrimi më i kushtueshëm në gjithë historinë e klubit verilindor, për sa i përket pagës mujore.  Prezantimi i tij është planifikuar për ditën e sotme në mesditë.

Pas javës së 19-të në kampionatin shqiptar, Kukësi gjendet në pozitën e dytë me 35 pikë, pesë më pak se Partizani që kryeson renditjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat