Cana i gatshëm të luajë për këto skuadra

Futboll

Cana i gatshëm të luajë për këto skuadra

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:02
Lorik Cana

Me mbylljen e afatit kalimtar të janarit, dhe me ekipet që bënë një valë lëvizjesh në momentet e fundit, humor me këtë situatë bën edhe ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana.

Teksa gjendet së bashku me imamin e njohur, Elvis Naçi, Cana ka postuar një video duke xhongluar topin në një dyqan sportiv, transmeton Panorama Sport.

Lorik Cana on Vidnews.

“Për ekipet që janë të pakënaqura me afatin kalimtar dimëror, keni dy lojtarë të lirë”, shkruan me humor Cana në videon e postuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat