“Harry Kane ka gjithçka, ai është numri 9 më i mirë në botë”

Futboll

“Harry Kane ka gjithçka, ai është numri 9 më i mirë në botë”

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:12
Harry Kane

Ish-ylli i Tottenham dhe i Irlandës, Robbie Keane, beson se Harry Kane është “9” më e mirë në futbollin botëror. Talenti anglez ka mbetur anash aktualisht, pas një dëmtimi në kyçin e këmbës, të pësuar në fazat përmbyllëse të humbjes së “Spurs” ndaj Manchester United, muajin e kaluar. Sidoqoftë, ai tashmë ka shënuar 20 gola në këtë sezon, duke fituar edhe “Këpucën e Artë” në Kupën e Botës së verës së kaluar, të luajtur në Rusi.

Robbie Keane nuk është i panjohur për golat e shënuar me “Spurs”, pasi e ka bërë këtë në 120 raste, gjatë 298 paraqitjeve me klubin e Londrës. Duke folur në një intervistë me “Spurs TV”, 38-vjeçari shprehu pikëpamjen e tij mbi Kane: "Për mua, në këtë moment, nuk mendoj se ka një numër 9 më të mirë në botë. Do të thosha se ai është më i miri në këtë pozicion. Kane ka gjithçka. Shënon gola me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë, me kokë, me goditjet e lira".

Sidoqoftë, nuk është vetëm shënimi i golave nga Kane, vetia që e ka impresionuar Keane. Irlandezi beson se ylli i “Spurs” ka provuar që është edhe më i shumë se golashënues, referuar asisteve që jep për shokët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat