Shkoi si dëshmitar, lojtari i La Liga përfundon i arrestuar me 7 akuza

Futboll

Shkoi si dëshmitar, lojtari i La Liga përfundon i arrestuar me 7 akuza

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 10:42
Antonio Garcia

Mbrojtësi i Levante, Antonio Garcia është arrestuar nga policia në një gjykatë të Spanjës, aty ku kishte shkuar të dëshmojë në lidhje me arrestimin e 6 personave të përfshirë në disa krime. 

I njohur me emrin Tono, 29-vjeçari është ndalur nga gjykatësi duke parë që dëshmitë e tij ishin të dyshimta dhe implikonin atë me ngjarjet e ndodhura. Për këtë ai do të qëndrojë në arrest pa kusht derisa të merret një vendim.

Mbi të rëndojnë 7 akuza të rënda, përfshirë përkatësinë në një grup kriminal, zhvatje, kërcënime me vdekje, uzurpim të statusit martesor, falsifikim dokumentesh, cenimin e privatësisë dhe pastrim  parash.

Në lidhje me këtë situata klubi i Levante lëshoi një deklaratë zyrtare, teksa u shpreh se janë tërësisht në mbështetje të lojtarit dhe familjes së tij, derisa ngjarja të zbardhet plotësisht 

Këtë sezon mbrojtësi i majtë ka qenë zgjedhje e parë e trajneri Paco Lopez, i cili e ka aktivizuar si titullar në 17 ndeshje të La Liga këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat