Lenjani vazhdon me paraqite të mira, shënon edhe në barazimin e Sionit ndaj Luganos

Futboll

Lenjani vazhdon me paraqite të mira, shënon edhe në barazimin e Sionit ndaj Luganos

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 22:43
Ermir Lenjani

Sioni ka marrë pikët e para në ligën elitare të Zvicrës pas humbjes 1-2 nga Baseli.

Skuadra nga Stade Tourbillon barazoi 2-2 ndaj Luganos, ku goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga Ermir Lenjani.

Anësori shqiptari shënoi në minutën e 25-të pas një topi të kthyer nga portieri, ky është goli i tretë në këtë kampionat për 29-vjeçarin.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë ka dhuruar edhe dy asistime këtë sezon, ai është një nga lojtarët më në formë të Sionit.

Te Lugano luajtën shqiptar Armando Sadiku dhe Valon Fazliu, dyshja u futën në lojë si zëvendësues, por nuk arritën të shënojnë.

Lenjani nuk është shqiptari i vetëm te Sioni, aty luajnë edhe Pajtim Kasami, Bastien Toma dhe Burim Kukeli.

Aktualisht Sioni në Super Ligë mban pozitën e shtatë me 22 pikë, kurse Lugano në të tetën me dy pikë më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat