Marotta zbulon një detaj rreth të ardhmes së Icardit - Bota Sot
Marotta zbulon një detaj rreth të ardhmes së Icardit

Futboll

Marotta zbulon një detaj rreth të ardhmes së Icardit

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:20
Beppe Marotta

Beppe Marotta ka folur edhe një herë rreth të ardhmes së Mauro Icardit.

Drejtori gjeneral i Interit, Beppe Marotta, ka thënë se Mauro Icardi nuk ka problem me skuadrën.

Sulmuesi argjentinas është në prag të rinovimit, andaj drejtori italian ka bërë të ditur se janë në rrugë të mbarë.

“Fitorja ndaj Parmës ishte bindëse dhe e rëndësishme”, tha fillimisht Marotta.

“Renovimi i kontratës së Icardit nuk është një problem, pasi ai është i lumtur këtu, andaj edhe ne jemi të kënaqur me performancën e tij dhe gatishmërinë e tij për të luftuar për këtë klub”, ka shtuar më tej drejtori italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...