Kujtim Shala i revoltuar: Asnjëherë nuk u ftua nga FFK, a thua pse?

Futboll

Kujtim Shala i revoltuar: Asnjëherë nuk u ftua nga FFK, a thua pse?

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 12:13
Kujtim Shala i revoltuar: Asnjëherë nuk u ftua nga FFK, a thua pse?

Kujtim Shala, ish futbollisti i mirënjohur, i sillet nëpër kokë shumë gjëra dhe shtron pyetje, përse djali i tij, Andisi, asnjëherë nuk u ftua nga Federata e Futbollit të Kosovës. “Asnjëherë nuk u ftua nga FFK... a thua pse!?”, pyet Shala. Aktualisht Andisi luan për ekipin gjerman, Erfurt, që garon në ligën regjionale në verilindje të Gjermanisë.

Sulmuesi nuk u ftua edhe kur ishte në kulmin e formës, në vitin 2008 – 2011, kur luante në elitën e futbollit skocez, me ekipin Dundee United. Kjo e revolton shumë Shalën dhe e shtyn të mendoj, se përse e kanë injoruar djalin e tij, kujt i ka bërë keq si Kujtim dhe pse gjithë ky inati?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat