PSG la të shtangur Manchester Utd, Roma gjunjëzon Porton - Bota Sot
PSG la të shtangur Manchester Utd, Roma gjunjëzon Porton

Futboll

PSG la të shtangur Manchester Utd, Roma gjunjëzon Porton

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 19:51
Pamje nga ndeshja Manchester United – PSG

(E plotësuar) - Manchester Utd bën një hap pas, kurse PSG ka epërsinë të madhe për ndeshjen e kthimit me fitoren me rezultat 2:0 në Old Traford, në ndeshjen e parë të tetës së finales në Champions League në futboll. Kimpembe në minutën e 53-të e Mbappe në atë të 60-tën shënuan për fitoren e madhe.

Duhet theksuar se në minutën parafundit të sfidës Pogba ndëshkohet me karton të kuq dhe Manchester Utd mbetet me një lojtar me pak.

Roma si vendas triumfoi me 2:1 kundër Portos dhe ka një epërsi minimale për takimin e kthimit. Futbollisti Zaniolo ka qenë hero i fitores me golat që shënoi në minutën e 70-të dhe të 76-të, kurse për Porton realizoi Lopez në minutën e 79-të.

Përfundon gjithçka.

82' Manchester Utd në presion të madh, humbja pothuajse po i troket.

76' Sërish Zaniolo shënon dhe Roma avancon me 2:0.

70' Zaniolo është autor i golit duke ndez atmosferën në Olimpico.

69' Roma ndëshkon Porton, 1:0.

60' Kylian Mbappe shton epërsinë e PSG dhe Manchester Utd në shok.59' Momente të vështira për Manchester Utd.

54' Kimpembe shënon për PSG dhe hesht Old Trafordin. Gol që jep shumë motiv skuadrës franceze.

53' Secili ekip lufton të shënojë sa me parë por edhe secila që t’i shmang pësimi eventual të ndonjë golit.

49' Manchester Utd është në presion te PSG-së, sikurse edhe Roma nga Porton.

46' Fillojnë pjesët e dytë. Në pjesën e parë Mbappe shpërdoroi një rast.

Mbyllet 45 minutat:

45' Përfunduan pjesë të para pa gola.

29' Ndeshje të mira por sulmuesit jo të shkathët deri me tash.

19' Pa gola në dy ndeshje por cila do të shënojë e para?

14' Në asnjë ndeshje nuk ka gola. Ndeshje me rivalitet.

4' Nuk ka ndryshim rezultati as në Manchester as në Romë.

1' Fillojnë ndeshjet. Dy ndeshje me emocione dhe pritet lojë e hapur. Manchester pretendon fitore sikurse edhe PSG.

Image

 

***

Ndeshjet e para të tetës së finales së Champions League, mes ManchesterUtd – PSG-së dhe Romës e Portos, janë sfida që priten me drithërima në “Old Trafford’ e në ‘Olimpico’.

Sfidat e para të tetës së finales, Manchester Utd kërcënon kampionin francez e Roma sfidohet nga Porto e Portugalisë. 

Secila skuadër kërkon rezultat pozitiv, të jetë më e qetë për sfidën e kthimit. Manchester Utd e Roma kanë përparësinë e fushës, kurse PSG e Porto besojnë në cilësitë e tyre.

Image

Roma – Porto, formacionet zyrtare

Roma: Mirante; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, De Rossi, Pellegrini; Zaniolo, Dzeko, El Shaarawy

Porto: Casillas, Militão, Felipe, Pepe, Alex Telles, Danilo, Herrera, Otávio, Fernando Andrade, Soares e Brahimi.

Manchester United – PSG, formacionet zyrtare

Manchester United: De Gea, Young, Lindelöf, Bailly, Shaw, Herrera, Matić, Pogba, Lingard, Rashford, Martial.

PSG: Buffon; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Dani Alves, Marquinhos, Verratti, Bernat; Draxler, Di María; Mbappé.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...