Marcelo: Nëse Reali nuk më do, unë largohem - Bota Sot
Marcelo: Nëse Reali nuk më do, unë largohem

Futboll

Marcelo: Nëse Reali nuk më do, unë largohem

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:18
Marcelo

Marcelo është i gatshëm të largohet nga Reali nëse skuuadra nuk e do më. Megjithatë ai mbetet optimist për qëndrimin te Los Blancos.

Braziliani po kalon një moment të vështirë teksa ka luajtur vetëm 12 ndeshje këtë sezon pas dëmtive të shumta.

"Nëse unë jam në listën e lojtarëve [Madrid] që duan ta shesin, atëherë mund të më paguajnë mua dhe të gjitha janë të renditura", u shpreh 30-vjeçari për Esporte Interativo.

"Unë besoj në veten time, në punën time, por nëse vjen një ditë kur Real Madridi nuk më do, do të shkoj. Do të ishte e trishtuar, por do të shkoj. Por jam i sigurt se nuk do të largohem", deklaroi mbrojtësi.

"Niveli që kam duke treguar deri më tani është e vështirë të mbahet” shtoi ai duke pohuar se “Jam pak më poshtë se niveli në këtë moment, por karriera ime ka qenë kështu, ulje të vogla dhe për fat të keq këtë sezon kam pasur tre lëndime në dy muaj", përfundoi braziliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...